Arsovska u zotua para banorëve të Gazi Babës se s’ka më premtime boshe

Shkup, 26 shtator – Danela Arsovska, kandidatja për kryetare të Qytetit të Shkupit, mbrëmë e vizitoi komunën e Gazi Babës, ku përmes bisedës me banorët u informua për projektet që u janë premtuar, por që kurrë s’јanë realizuar, si dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen në zgjidhjen e problemet që e
tangojnë gjithë komunën dhe kryeqytetin.

 

“Nga ajo që pata rastin ta diskutoj sot me banorët që jetojnë në Gazi Babë, mund të konkludoj se komuna ka shumë probleme – financiare, teknike, kadrovike. Është e nevojshme vënia në funksion e ndriçimit rrugor, asfaltimi i një pjese të rrugëve, gjetja e zgjidhjeve për trafikun në disa rrugë kryesore, investim në më shumë kënde lojrash për fëmijë dhe salla sportive, ndërtim i rrjeteve të kanalizimeve dhe rikonstruimi i disa objekteve të rëndësishme, dhe këto janë vetëm disa nga kërkesat që banorët i ndanë me mua. Mendoj se as nuk janë shumë, as të pamundura për tu realizuar. Përkundrazi, me zgjidhje sistemike, organizim të mirë dhe strategjinë e duhur, ne mund të përmirësojmë jetën e përditshme të qytetarëve të Gazi Babës ”- tha Danela Arsovska.

Banorët theksuan se nuk duan më premtime të rrejshme, por duan rezultate. Ata theksuan se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe kyçje në sjelljen e vendimeve dhe zgjidhjeve për të përmirësuar funksionimin e komunës.

“Banorët që jetojnë në Gazi Babë janë vërtet të lodhur nga premtimet boshe dhe nuk dëshirojnë të jetojë me një shpresë të rreme se projektet aktuale në komunë do të realizohen pa një plan strategjik. Unë do të përpiqem të fitoj besimin e tyre, me një plan real dhe duke bërë ndryshimet e nevojshme nga rrënja,” përfundoi Arsovska.

Related posts

Shilegov: Me Smart të gjithë kemi rrugë të ndriçuara dhe të sigurta, shtigje biçikletash dhe trotuare

D V

Murseli: Buxhet të posaçëm për kategoritë e ndjeshme sociale

D V

Arjanit Hoxha: me 17 tetor do ti japim karton të kuq oponentëtve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More