Arsovski: Afganët janë me qëndrim të përkohshëm, jemi gati për fillim të regjistrimit

Shkup, 1 shtator – Qeveria është përfshirë në një operacion të madh humanitar botëror dhe qytetarët duhet të jenë krenarë në atë veçanërisht sepse u ndihmon njerëzve të cilët janë një situatë të rrezikut për jetë si grupi i parë i cili mbërriti nga Afganistani, deklaroi sot zëdhënësi qeveritar Dushko Arsovski, duke e komentuar deklaratën e liderit të opozitës se është kundër vendimit këto qytetarë të akomodohen në vend.

 

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Arsovski tha se nuk bëhet fjalë për refugjatë, por për njerëz të cilët kanë punuar në organizata ndërkombëtare dhe të cilët janë në qëndrim të përkohshëm në vend.

“Me të gjithë kapacitetin janë kahëzuar të gjitha forcat e institucioneve në shtet t’u ndihmohet këtyre njerëzve të cilët nuk janë refugjatë, por janë njerëz të punësuar në organizata ndërkombëtare dhe të cilët vijnë në Maqedoninë e Veriut për një periudhë të caktuar derisa të rregullohen të gjitha dokumentet për vazhdimin e tyre deri në destinacionin përfundimtar – SHBA ose në vendet e treta”, nënvizoi zëdhënësi qeveritar në konferencën e rregullt për shtyp në Qeveri.

Ai gjithashtu bëri të ditur se gjithçka është gati për fillimin e regjistrimit i cili duhet të fillojë të dielën më 5 shtator.

Në konferencën për shtyp në Qeveri, Arsovski kumtoi se në të gjitha komisionet e 50-të rajoneve regjistruese kanë përfunduar trajnimet e instruktorëve rajonal dhe regjistruesve rajonal.

“Ditëve deri të dielën, kur në orën 8 të mëngjesit regjistruesit do të dalin në terren do të bëhen trajnime shtesë por edhe vizitë në xhirot regjistruese me të cilat obligohen nënshkruesit. Deri të dielën, çdo regjistrues së bashku me instruktorin e vet rajonal do të bëj plan për lëvizje nëpër xhiron regjistruese me qëllim që asnjë objekt, asnjë amvisëri, të mos ngelet e papërfshirë. Jemi të sigurt si Qeveri se qytetarët me besim do t’i pranojnë regjistruesit dhe do t’ua japin të dhënat e nevojshme të cilat do të mundësojnë të ardhme më të mirë për të gjithë ne dhe për vendin në tërësi”, deklaroi Arsovski

Regjistrimi do të zbatohet deri në fund të shtatorit. Ky operacion statistikor në vend për herë të fundit është zbatuar në vitin 2022.

Related posts

Kërkohen ndihmë për 11-vjeçarin nga Drogomishti i Madh i Kërçovës

D V

Në vend të karantinës, edhe katër banorë të Gostivarit kanë ikur përmes kufirit

Z H

Kasami për Srebrenicën: Nuk do ta harrojmë asnjëherë masakrën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com