Shkup, 31 tetor – VMRO- DPMNE akuzon se komuna e Shtipit ka ndarë tender për një kompani familjare të ministrit të transportit Bllagoj Boçvarski, një ditë pasi ai ka lëshuar karriken e kryetarit të komunës së Shtipit.
Nga VMRO ngrejnë dyshime se ky është krim i organizuar në krye me kryeministrin Zoran Zaev dhe kërkojnë nga organet kompetente të ndërmarrin masa sa më shpejtë të jetë e mundur.
“A ekziston dyshimi se paratë e tenderit, i cili nuk është i pari të kenë mbaruar gjysma në Strumicë dhe gjysma tjetër te Boçvarski dhe mu për këtë shkak të shpërblehet me postin e ministrit në qeverinë e re? A do të thotë kjo se duhet të vazhdohet me këtë shemë të funksionimit edhe në ministrinë për transport dhe lidhje? Të nderuar, këtu ekziston dyshim serioz për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ndeshje të interesit, njëkohësisht i bëjmë thirrje Antikorrupcionit dhe organeve tjera kompetente ta hetojnë rastin”, u shpreh zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.