Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arsovski: Deklarata e Karakaçanovit është e pamatur dhe e pahijshme

Zhurnal Ads

Shkup, 21 tetor, zhurnal.mk – Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, për deklaratën e ministrit të Mbrojtjes së Bullgarisë Krasimir Karakaçanov se do të dërgojë regjiment inxhinierik për çmontimin e statujave në vend ku shkruan “okupatorët fashist bullgar”, i vlerësoi se të pamatura dhe se komentoi se dy vende anëtare të NATO-s nuk mund të komunikojnë në këtë mënyrë.

“Jemi të bindur se vendi fqinjë e cila e para ka pranuar pavarësinë dhe ishte promotor në rrugën e integrimit në NATO dhe BE nuk do të mendojë që ta kontestojë të drejtën e identitetit të popullit mik maqedonas. Mund vetëm të japim optimizëm se kjo nuk është qëndrim i shumicës së qytetarëve dhe shoqërisë akademike në Bullgari”, tha Arsovski.

Zv. kryeministri bullgar dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov deklaroi se është gati të dërgojë regjiment inxhinierik që t’i largojë statuja dhe pllakat përkujtimore në Maqedoni në të cilën shkruan “okupatorët fashist bullgar”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Manushev: Bullgaria nuk do të mbështet hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në

E.E.

Pendarovski flet me pjesëtarët e Armatës në misionet paqeruajtëse në Afganistan, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Afrikë e Liban

E.E.

MPB arreston një polic, tentoi të merr mito nga një kompani e Kumanovës

admin

VMRO proteston kundër padrejtësive dhe revanshizmit

T E

Ka filluar përsëri rindërtimi i objektit te Mavrovasja

Z H

LSDM: Ndihmë financiare për pagimin e pagave për 83.000 punëtorë

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...