Agjencia Zhurnal.mk

Arsovski: Edhe të gjithë ministrat nëse ndryshohen është e kotë nëse nuk punojnë, nuk janë me rëndësi emrat por puna

Shkup, 26 qershor – Zhurnal.mk – Pritshmëritë që i kishte opinioni, ekspertët dhe aktorët politik nga realizimi i operacionit “Fshesa”, pas publikimit të emrave nga përbërja e re Qeveritare nuk u realizua tërësisht, përcjellë Zhurnal.

Përkundrazi, për pjesë të disa vendimeve ka kritika se nuk janë kuadro të përtatshme, se pjesë e ministrave vetëm janë ndryshuar resor, ndërsa më së shumti kritika kishte për marjen e funksionit ministër i financave nga ana e kryeministrit Zaev, i cili mori në duar të udhëheqë një nga resoret më të komplikuara qeveritare.

Në një analizë-intervistë për portalin Faktor, analisti politik Petar Arsovski ka analizuar atë se cilat janë sfidat kryesore me të cilat duhet të përballet kryeministri Zaev për të siguruar reforma të vërteta dhe ndryshime në mënyrën se si funksionon Qeveria.

Siç ka deklaruar Arsovski, rekonstruksioni i Qeverisë nuk është ajo që është pritur, dhe edhe pak duhet pritur se çfarë ndryshime do të bëhen tek drejtorët e ndërmarjeve publike.

“Rekonstruksioni i bërë nuk është aq i madh, kështu që për vlerësim të tërësishëm të ndryshimeve duhet të priten të gjitha riemërimet, duke përfshirë dhe drejtorët e ndërmarjeve publike dhe sektorët qeveritar. Gjithsesi, nuk janë emrat më të rëndësishëm, por a do të kërkohen më tepër rezultate nga ministrat, a do të ketë sistem të përgjegjësive dhe zbatim më efikas të politikave qeveritare. Pa ndryshim të tillë, të gjithë funksionarët të ndërohen, të rinjtë shumë shpejtë do të fillojnë të sillen si ato të vjetrit”, ka vlerësuar Arsovski.

Arsovski konsideron se tek ne duhet të meret shembull puna e kryeministrit grek Cipras, i cili siç thotë Arsovski, është koncentruar më tepër në biznes reformat, ka rritur buxhetin veçanërisht në investimet kapitale, me një fjalë nuk është bazuar në emra por në rezultate, vetëm kështu do i falej gjithçka kryeministrit Zaev. Në të kundërtën Zaev do të paguante çmim dyfish, edhe si kryeministër edhe si ministër.

Ajo që duhet Qeveria më tepër të përkushtohet sipas Arsovskit është ekonomia.

“Ekonomia e vendit është narativ i rëndësishëm, por ende asnjë elektorat nuk ka qenë i kënaqur nga ekonomia, madje as SHBA-të. Për këtë, ekonomia duhet të jetë në fokus të politikave, por projekti i ndryshimeve në shoqëri në një shtet juridik ende nuk ka përfunduar”, konsideron Arsovski

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...