Maqedoni

Arsovski: Emërimet e tjera do të bëhen me konkurse publike

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp arsyetoi emërimet e djeshme në eshalonin e tretë, duke theksuar se të emëruarit janë vetëm ushtrues detyre dhe se për drejtorë, ashtu edhe siç është premtuar, do të shpallet konkurs.

“Gjithkund ku do të hapet vend i lirë i punës, drejtor i ndonjë institucioni konkret, shpallet konkurs, kështu ka qenë deri tani, kështu do të jetë edhe më tej, kodeksi i sjelljes vlen për të gjithë, zv/kryeministri Nikollovski në detaje disa herë ka shpjeguar këtë. Kështu që të gjitha kuadrot që kanë kryer ose kryejnë funksione shtetërore dhe publike, duhet t`i përmbahen atij kodeksi”, pohoi Arsovski.

Postime të ngjashme

Megjashi me apel për Qeverinë për të rishqyrtuar vendimin për kthimin në punë të prindërve

Z H

Pranohen kërkesa të reja nga shkollat për mësim me prezencë fizike

Z H

Këshilli i ambasadorëve: Bullgaria nuk u paraqit si shtet i orientuar evropian

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...