Shkup, 19 janar – Sytë e opinionit botëror sot dhe nesër janë drejtuar kah inaugurimi i presidentit amerikan, i cili nuk përbëhet vetëm nga ceremonia solemne e betimit, por është një ngjarje shumëditore që përfshin shumë pompozitet dhe spektakël, transmeton Zhurnal.mk
Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbërritur në Uashington dhe, siç ka njoftuar në rrjetet sociale, është takuar me biznesmenin me origjinë maqedonase, Kris Pavlovski. Kryeministrin nesër në inaugurimin e Trump do ta shoqërojnë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ministri i Jashtëm Timço Mucunski dhe zëvendësministrja për çështje evropiane Viktorija Trajkov.
Disa analistë thonë se është ende herët për të pritur qëndrime të qarta dhe të prera për politikën e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump për Maqedoninë dhe rajonin e Balkanit, transmeton Zhurnal.mk