Arsovski: Pa dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçes nuk ka hetim objektiv

Shkup, 9 shtator – Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski tha se ministri Filipçe nuk ka përgjigje ndaj asnjë pyetje që e intereson opinionin.

 

Sipas tij, Filipçe nuk do të japë dorëheqje për rastin tragjik që ndodhi në Spitalin e Tetovës.

“Ai nuk e din nëse duhet të ndjejë përgjegjësi morale dhe se e pret raportin e Oliver Spasovskit. Shprehim ngushëllim për 14 shpirtrat që u shuan në institucionet shëndetësore”, tha Arsovski.

Arsovski tha se nevojitet hetim neutral dhe objektiv në mënyrë që shihet se ku është përgjegjësia për tragjedinë e djeshme.

“Për fat të keq, pa dorëheqjen e Zaevit dhe Filipçe të cilët mund të ndikojnë në hetim, nuk do të mund të kemi hetim objektiv. Në këtë rast nëse japin Zaev dhe Filipçe dorëheqje, do të hetohen lëshimet e tyre”, tha mes tjerash Arsovski.

Related posts

Maqedonia e Veriut regjistron popullsinë në shtator

D V

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë përgatiti Ligjin e ri për ndërtime pa leje

R Zh

Nesër mot me vranësira, me dukuri të izoluar të rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More