Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Arsovski për ngjarjet me Bullgarinë: Nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski sot në konferencë shtypi e përsëriti qëndrimin lidhur me bisedimet me Bullgarinë dhe ngjarjet e fundit pas takimit të presidentit bullgar Rumen Radev me shefat e shërbimeve të sigurisë, për mosrespektimin e të drejtës së vetëpërcaktimit të bullgarëve në vend, duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të kyçura në proces dhe se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në këtë mënyrë.

“Kryeministri pati qëndrim, sqarim për këtë gjatë ditës së djeshme. Duhet vetëm ta përsërisim si Qeveri. Mbetemi me narrativ të kujdesshëm. Duhet pasur kujdes prej të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave, përfshirë prej bartësve më të lartë të funksioneve të dy shteteve. Ajo që është më e rëndësishme është se nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë”, tha Arsovski.

Arsovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse do të reagojë Qeveria tek bashkësia ndërkombëtare lidhur me involvimin e tillë nga pala bullgare, tha se Qeveria nuk ka debatuar nëse do të ketë reagim deri tek bashkësia ndërkombëtare.

Postime të ngjashme

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

Komiteti i Helsinkit: Ekzistojnë mundësi ligjore për marrjen e shtetësisë

B L

MSH: Në laboratore ka mjaftueshëm teste dhe reagense për Kovid19

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...