Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arsovski: Përgatitjet për regjistrim vazhdojnë me ritëm të përshpejtuar

Shkup, 21 korrik – Zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dushko Arsovski, në konferencën e sotme për shtyp informoi për konkluzionet dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e 88-të të Qeverisë dhe u përgjigj në tema në interes të opinionit dhe gazetarëve.

Në fillimin e konferencës për shtyp, zëdhënësi Arsovski kumtoi se me ritëm të përshpejtuar vazhdojnë përgatitjet për realizimin e regjistrimit të popullsisë në terren në shtator. Vazhdon aplikimi i kandidatëve për regjistrues rajonal dhe instruktorë. Vetëm gjatë ditës së parë, dje, kanë aplikuar 640 kandidatë. Në të gjitha 50 rajonet regjistruese kanë aplikuar kandidatë edhe për regjistrues edhe për instruktorë. Konkursi do të zgjasë deri më 5 gusht, pas së cilit do të vijojë testimi i kandidatëve dhe zgjedhja finale që duhet të bëhet më së voni deri më 15 gusht pas së cilës do të vijojë trajnim.

Arsovski theksoi rëndësinë e zbatimit të këtij operacioni statistikor. Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë është përgjegjësi e secilit qytetar ndaj shtetit. Në atë mënyrë secili prej nesh kontribuon ndaj shtetit bazuar në të dhëna dhe jo në supozime. Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë konfidenciale dhe të mbrojtura.

Gjithashtu informoi se Qeveria në mbledhjen e fundit e miratoi tekstin e Propozim-ligjin për kontrollin e narkotikëve dhe substancave psikotrope.

Eksporti i luleve të thata nga kanabisi për qëllime mjekësore veçmë filloi, por tani me Propozim-zgjidhjen ligjore në mënyrë më precize rregullohet ky eksport dhe prezantohet një e dhënë e re prej 10% shtesë nga të ardhurat e kompanive për prodhimin e kanabisit mjekësor, para që do të shkojnë në fond të veçantë.

Qëllimi është që qytetarët të shohin të mirë publike. Prandaj do të mbështetet fondi për sëmundje të rralla, fondi për media për prodhimin e përbërjeve nga interesi publik, si dhe prioritetet e programit në sport, kulturë, sektorin qytetar. Nga fondi i veçantë do të mbështetet edhe puna e Agjencisë së sapo-parashikuar për Kontrollin e Kultivimit dhe Nxjerrjes së Kanabisit dhe prodhimi i kanabisit dhe produkteve të kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit, zëdhënësi Arsovski theksoi se ky propozim-ligj miratohet me flamur evropian në tekst janë transponuar më shumë vendime kornizë dhe direktiva në Parlamentin Evropian dhe Këshillim Evropian për harmonizimin e kësaj veprimtarie me rregulloren e BE-së, si dhe me më shumë konventa të KB-së që e rregullojnë këtë çështje.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit për dekriminalizimin e kanabisit për përdorim personal, Arsovski theksoi se me zgjidhjet e reja ligjore do të precizohen këto çështje.

Arsovski informoi edhe për vendimin e Qeverisë nga mbledhja e fundit për mbylljen e për mbylljen e deponive të egra në 18 komuna në rajonin lindor dhe verilindor, me të cilin janë përfshirë mbi tridhjetë deponi të egra.

Zëdhënësi informoi se Qeveria ka miratuar Vendimin për përcaktimin e statusit të projektit strategjik investues të Shoqatës për Tregti dhe Shërbime “Zoka Energy Solution Import” nga Negotina.

Bëhet fjalë për investim të vlerësuar me mbi 336 milionë euro qëllimi i së cilës është mbrojtja e ambientit jetësor, ulja e ndotjes dhe përmirësimi i mirëqenies dhe kushteve të jetesës duke marrë mbeturinat e mbledhura nga ndërmarrjet komunale të shërbimeve, trajtimin e mbeturinave dhe prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme duke aplikuar teknologji inovative.

Gjithashtu një përfitim shumë i rëndësishëm i këtij investimi është se falë kësaj mënyre të grumbullimit të organizuar të mbetjeve komunale, të gjitha deponitë ilegale do të mbyllen, të cilat, në fakt, i bëjnë dëmin më të madh ambientit mjedisorë.

Në pyetje gazetareske për zgjedhjen e investitorëve strategjik, zëdhënësi Arsovski theksoi se Ligji për projekte strategjike ka për qëllim të nxisë, tërheq dhe të krijojë kushte për zbatimin e investimeve strategjike në Maqedoninë e Veriut, janë në drejtim të rritjes ekonomike, punësim dhe aplikim të teknologjive të reja inovative.

“Që të mund çdo investitor i huaj të realizojë një projekt në Maqedoninë e Veriut, duhet patjetër të hap një kompani në vend, kështu është edhe në këtë rast për qëllim special, investitori strategjik do të paraqesë një garanci bankare për Qeverinë në vlerë prej 10 milionë euro, i cili mund të kryhet me kërkesën e parë dhe është një garanci se investitori do të ketë arsye serioze për të përfunduar projektin. Nga ana tjetër, projekti do të financohet nga “Raiffeisen Bank”, e cila është në renditjen e 5 bankave më të mëdha në botë, dhe do të ndërtohet nga një kontraktues i njohur i EPC-së, këto janë ato kompani që i realizojnë projektet e tilla si deri në çelës në dorë”, theksoi Arsovski.

Në pyetje gazetareske për realizimin e investimeve kapitale, zëdhënësi theksoi se ato lëvizin në drejtim pozitiv dhe ritëm të pandalshëm, me çka Arsovski si shembull e potencoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve ku në tremujorin e parë janë shfrytëzuar mbi 15 %, ndërkaq në të dytin mbi 30 %, nga buxheti i paraparë për investimet kapitale për këtë qëllim.

Postime të ngjashme

Prof.Dr.Neset Izairi dhe Prof.Dr.Muhamet Shehabi prodhojnë produktin shëndetësorë -ujin koloidal të argjendit

R Zh

54 raste të reja, 28 të shëruar dhe një i vdekur nga KOVID-19

R Zh

Mickoski: Ilindeni është ndjenjë e veçantë për secilin maqedonas

R Zh

Xhaferi uron Ilindenin: Kemi një shtet të përbashkët dhe jemi përgjegjës ta ruajmë

R Zh

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...