Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arsovski: Qeveria nuk heqë dorë nga vetingu në gjyqësor

Zhurnal Ads

Shkup, 25 nëntor – Zhurnal.mk – Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski, sot deklaroi se Qeveria nuk heqë dorë nga vetingu i paralajmëruar në gjyqësi. Sivjet, sipas tij, janë filluar procedura kundër 83 gjykatësve, ndërsa si arsyetim janë shënuar vjetërsimi dhe veprimi i padenjë për lëndët dhe ngjashëm, informon Zhurnal.

Në konferencën për media në Qeveri, Arsovski sqaroi se shteti mund të jep vetëm kornizë kohore për këtë proces, ndërsa vet procesin duhet ta përfundojnë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik.

“Shteti nuk mund të bëjë filtrim. Këtë proces duhet ta kryejnë Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli i Prokurorëve Publik. Shteti mund vetëm të jep kornizë kohore dhe mënyrë si të kryhet. Sipas informatave që i kemi, nga viti 2019 deri në vitin 2020, vetëm Këshilli Gjyqësor ka shkarkuar tetë gjykatës, e sivjet janë filluar procedura për 83 gjykatës. Arsyet janë për vjetërsim të lëndëve, veprim jo i denjë për lëndët dhe ngjashëm”, tha Arsovski.

Ai pranon se i gjithë procesi ka humbur paksa intenzitetin përshkak pandemisë përshkak se një pjesë e gjykatësve janë të infektuar apo në izolim përshkak kontakteve me të infektuar.

“Sido që të jetë, Qeveria nuk heqë dorë nga ky proces dhe kjo do të realizohet”, tha Arsovski.//Zhurnal.mk

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Moti i ndryshueshëm, temperatura deri më 15 gradë

Z H

AKE shpall tender për studim shkencor për ndikimin e rrjeteve 4G dhe 5G mbi shëndetin e njerëzve dhe mjedisit

T E

KSHZ: Nga 142 votuesit në Shtip dhe Pllasnicë, kanë votuar 136

T E

Gjithsej 554 shkolla morën leje për mësim me prani fizike

Z H

Qeveria i përgjigjet Taravarit: Jemi pjesë e NATO dhe ecim në rrugën drejt BE

T E

Institucionet të gatshme, vijon procesi i imunizimit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...