Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Arsovski: Zjarri i djeshëm që shkatërroi Inspektoratin e Mjedisit, i qëllimshëm

Zhurnal Ads

Shkup, 10 shtator, zhurnal.mk – Për zjarrin që shkrumboi arkivin e Inspektoratit të mjedisit jetësor ka reaguar edhe VMRO-ja opozitare. Partia e Mickovskit vlerëson se zjarri ishte i qëllimshëm për të fshehur siç thonë ata punët e pista të pushtetit. Zëdhënësi Dimçe Arsovski iu bëri thirrje hetuesisë të zbardhë shkaktarët e vërtetë, që sipas tij, në rastet e ngjashme gjithmonë faji ka mbetur jetim.

“A është e vërtetë se janë djegur dokumente e dosje që raportojnë për keqpërdorimet e parave nga projektet e fondeve Evropiane, të cilat ishin të arkivuara pikërisht në këto hapësira të Inspektoratit! Me të njëjtat projekte, sipas informacioneve tona ja edhe publikisht shtrojmë pyetje, a kanë pasur dorë persona anëtarë të LSDM-së? Të rikujtojmë se ky nuk është rasti i parë që ndodhi të digjen arkiva derisa ky koalicion është në pushtet- deklaroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Gallovay: Sivjet shumë sulme ndaj mediave, asnjë zgjidhje gjyqësore

E.E.

Moti me diell dhe vranësira të vogla, temperatura deri më 17 gradë

Z H

Janë gjobitur 182 shoferë vetëm nga Çairi

Z H

Filipçe: Duhet të gjithë ta ndihmojmë sistemin shëndetësor

E.E.

Gjykata penale e publikoi Protokollin për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19

admin

Zgjedhjet në Shtip, sot votojnë të sëmurit dhe të burgosurit

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...