Agjencia Zhurnal.mk

Arsyeja e shenjës së përhershme në mjekrën e Harrison Ford

Ikona hollivudiane, Harrison Ford, ka një shenjë të dukshme në mjekrën e tij, të cilën e ka marrë në një aksident komunikacioni.

78-vjeçari ka pësuar një aksident në vitin 1964 dhe që nga atëherë e ka shenjën e përhershme në fytyrën e tij.

Asokohe, Ford punonte në një dyqan në afërsi të Laguna Beach në Kaliforni. Një mëngjes, teksa shkonte në punë me veturën e tij, e humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u përplas në një shtyllë.

Fytyra e tij e goditi timonin, me ç’rast iu nevojit një intervenim kirurgjik për qepje që e la me shenjë të përhershme.

Kur është pyetur për shenjën e tij, aktori është përgjigjur shkurt: “Aksident me veturë me shpejtësi të madhe, një mënyrë shumë e zakonshme për ta fituar (një shenjë të tillë)”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...