Arta Haziri-Nuhiu përfaqëson Kosovën në Festivalin WAF Awards në Maqedoni

nga D V

Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, drejtoreshë e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, ishte pjesë e jurisë në Festivalin Internacional WAF Awards & WAF Contest, i cili u mbajt në Maqedoni.

Ky eveniment prestigjioz mblodhi drejtues të festivaleve ndërkombëtare dhe profesionistë të industrisë muzikore nga mbarë bota.

Në fjalën e saj, Haziri-Nuhiu theksoi rëndësinë e këtij festivali për promovimin e talentit dhe krijimtarisë artistike. Ajo vlerësoi pjesëmarrjen si një mundësi të shkëlqyer për të nxjerrë në pah arritjet e artistëve nga Kosova dhe Shqipëria.

“Jam jashtëzakonisht krenare për sukseset që talentët tanë kanë arritur në këtë kompeticion ndërkombëtar. Ky është vetëm fillimi i një viti të mrekullueshëm për artin dhe krijimtarinë muzikore,” u shpreh Haziri-Nuhiu.

Për të, përfaqësimi i Kosovës në një ngjarje të këtij niveli është një privilegj dhe përgjegjësi. “Besoj fuqimisht se pasioni dhe përkushtimi do të vazhdojnë të na sjellin suksese në arenën ndërkombëtare,” theksoi ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More