Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Arta Nitaj: Në klubet e Dubait, më së shumti takova shqiptarë

Arta Nitaj së fundmi është përmendur goxha shumë në medie për shkak të vizitave të shpeshta në Dubai.

Rreth qëndrimit të prezantueses atje u thanë shumë gjëra, e mes tyre edhe se ka nisur punë në një klub nate.

Mirëpo, për të parën herë gjerë e gjatë, Nitaj ka folur në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.

Arta tregoi se për punën në klub nuk është aspak e vërtetë por kishte dalë për qejf, e sa i përket qëndrimit atje kishte shkuar për t’u zhvendosur e për të nisur jetën për një kohë.

“Në ato klube për të cilën kanë shkruar [mediat], kam takuar më së shumti shqiptarë”, deklaroi ajo.

Gjatë asaj kohe, Nitaj kishte menduar të nis garat për bodybuilding që do të mbaheshin në nëntor të këtij viti, por që pas një vizite të shkurtër në Kosovë nuk arriti të kthehej atje për shkak të pandemisë e të vazhdonte me konkursin.

Nuk ka lënë as pa përmendur lajmet për fotografitë eksplicite, për të cilën u shpreh sërish se nuk janë të saj, e kjo më pas ishte verifikuar që i përkasin një pornostareje ndërkombëtare.

Postime të ngjashme

Sting e lanson albumin “Duets” së shpejti

S.B.

Dua Lipa shkëlqen në reklamën e markës së atleteve “Puma”

S.B.

Arriti një miliard dëgjime, Bebe Rexha bëhet qesharake duke ngrënë mëngjesin mbi pllakatën që iu dhurua si mirënjohje nga Spotify

S.B.

Rita Ora me performancë të mrekullueshme nga ‘Sydney Opera House’, magjeps me dukjen dhe zërin e saj

S.B.

Kim Kardashianin e merr gjumi në sallon të bukurisë, parukieri i saj publikon fotografinë e yllit duke fjetur teksa ajo grimohej

S.B.

Rita Ora mahnit me pamjen në promovimin e koleksionit të këpucëve të reja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...