Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Artan Grubi, asnjë fjalë për fyrjet ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia”

Shkup, 12 shkurt – Zëvendës kryeministri, Artan Grubi, nuk ka bërë asnjë reagim për ofendimet ndaj shqiptarëve dhe gënjeshtrat për prejardhjen e tyre në librin skandaloz “Gjoegrafia”. Gazeta LAJM para dy ditësh ka kërkuar një qendrim nga Grubi, por ai nuk është përgjigjur. Ndërkohë për këtë çështje nuk ka thënë asnjë fjalë as në mediat tjera.

Zëvendës kryeministri Grubi, si përfaqësuesi më i lartë i shqiptarëve në Qeverinë e RMV-së nuk ka treguar nëse libri do të tërhiqet dhe nëse do të mbajnë përgjegjësi autorët e fyrjeve të rënda ndaj shqiptarëve. “Gjeografia” skandaloze ka nxitur reagime të shumta.

Një ditê më parë, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka paralajmëruar padi për autorët e “Gjeografisë”, ndërsa tha se, fyerjet ndaj shqiptarëve janë turpi i BDI-së. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...