Maqedoni TOP LAJM

Artan Grubi në “Click Plus” flet për karrierën e tij, por si u njohë ai në Prishtinë dhe Tiranë, ndiqni videon!

Zhurnal Ads

Shkup, 17 shtator, Zhurnal.mk – Mbrëmë në emisionin “Click Plus” të ftuar ishin analistët Sefer Selim, Albert Musliu si dhe zv/kryeministri i parë Artan Grubi. Temë diskutimi ishin sfidat që e presin qeverinë “Zaev 2” gjatë mandatit katër vjeçarë, transmeton Zhurnal.

Por përvec sfidave, zv/kryeministri Grubi nuk harroi të lavdërohet për CV-n e tij politike dhe veprimtarinë që ka kryer në të kaluarën.

Ai tha se është hera e parë që është në ekzekutivin e shtetit, njëheritë tregoi se më herët ka punuar në Tribunalin e Hagës, në Ambasadën e Holandës dhe që ka qenë edhe aktiv në shoqërinë civile.

“Është hera e parë që jam pjesë e ekzekutivit dhe marr detyrë në ekzekutivin e shtetit. Kam qenë deputet në dy mandatet e kaluara. Para asaj kam qenë funksionarë partiak dhe para asaj gjithësesi se kam qenë pjesë e shoqërisë civile dhe pjesë e organizatave ndërkombëtare që kanë funksionuar në Maqedoni, “Zgjohu” dhe disa organizata ndërkombëtare, në fillim kam punuar me organizatat e ndihmës amerikane në vitet 98/99, pastaj kam punuar në tribunalin e Hagës për 5 vite me rradhë duke përfshirë detyra në Prishtinë, Tiranë në Hagë, gjithandej në Evropë, në Mal të Zi më pastaj kam punuar për NATO-në, kam qenë këshilltarë politik ndërsa në Hagë punoja në zyren e prokurorisë. Pas NATO-s kam vijuar me Ambasadën e Holandës dhe aty kam qenë këshilltarë politik për 3 vite me rradhë dhe më pas u kyça në politikë në vitin 2011″, deklaroi mes tjerash Artan Grubi, zv/kryeministër.

Kur flet Grubi se ka qenë përkthyes në tribunalin e Hagës për 5 vite me rradhë, shumica në Prishtinë dhe Tiranë Grubin e kanë njohur në anë të një video të publikuar, Intervistimi i “Dëshmitarit X”, Agim Zogajt. Rrëfimi në vijim ëshë i protagonistit kyç në procesin gjyqësor në Rastin Kleçka, por i dhënë për Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, në janar 2004.

Postime të ngjashme

Maqedoni: 83 raste të reja me Covid, 4 të vdekur dhe 146 të shëruar

Z H

Qeveria të vendosë që maskat mbrojtëse dhe ilaçet për kurim, të jepen falas për shtresën më të ulët

XH,I

Bashkëpunim më intensiv në mbrojtje, punët e brendshme dhe ekonomi, paralajmëruan Xhaferi dhe Toman

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...