Arthur përfshihet në aksident, dëmton Ferrarin e tij

Futbollisti brazilian, Arthur Melo, ka pësuar aksident mëngjesin e të mërkurës, me ç’rast e ka dëmtuar veturën e tij të markës Ferrari.

Mesfushori i Juventusit nuk është duke luajtur, pasi është operuar për shkak të një lëndimi në këmbën e djathtë.

Sipas Juventusnews24, Arthur është përfshirë në një aksident në Torino dhe fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Juventusnews24

Megjithatë, në fotografitë e publikuara, vërehet dëmtimi i automjetit të shtrenjtë, Ferrari, ndërsa thuhet se futbollisti nuk është fajtor për aksidentin.

25-vjeçari ishte duke shkuar në qendrën mjekësore të klubit, J Medical, ku duhej t’iu nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore. 

Related posts

Ramush Haradinaj bëhet romantik në ditëlindjen e bashkëshortes: Faleminderit për gjithçka, urime Anitë

D V

E infektuar me COVID-19 prej pesë javësh, Mel B rrëfen betejën: Virusi nuk është një shaka

D V

Rita Ora interpreton live këngën “Big” në Teatrin Shtetëror të Sidnei në Australi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More