Agjencia Zhurnal.mk

Arti i Dafina Gjikollit thyen kufijtë, bashkëpunon me “I am Queen Magazine’

Kur bëhet fjala për artin abstrakt shumë yje të muzikës dhe ekranit ëndërrojnë që të punojnë me të.

Arti i saj tashmë ka thyer edhe kufijtë, duke u bërë kështu një nga figurat e revistës që fuqizon gratë përmes artit, “I am Queen Magazine“.

Është fjala për artisten e cila i përket botës digjitale, të cilës i qaset në mënyrë multi-dimensinale, Dafina Gjikolli.

Projekti i saj i fundit rrjedh si bashkëpunim mes revistës me seli në Florida të Amerikës, ku ajo shfaqi edhe njëherë fuqinë e saj të artit.

“À Mon Avis” (Nga këndvështrimi im) është një projekti vetë-shpjegues që tregon këndvështrimin e një artisti mbi artin dhe jetën në përgjithësi.

Projekti përmban skena mjaft artistike, ku përmend se dëshiron të krijojë diçka që flet te të tjerët e po ashtu i bën ata që të habiten.

Kjo revistë e cilëson Dafinën si një artiste e cila ndërthur artin e fotografinë në punën e saj.

“Dafina është një artiste vizive që krijon art abstrakt nga pamjet e papërpunuara, puna e saj është një ndërthurje e artit digjital, fotografisë dhe shkrimit!”, shkruan I am Queen Magazine.

Projekti i këtij lloji është i pari për të dhe të gjithin e ka drejtuar vet Dafina Gjikolli.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...