Nemo, fituesi i edicionit të 68-të të Eurovision Song Contest, i cili tërhoqi vëmendjen duke u deklaruar si person jo-binar (i papërcaktuar në gjini), u bëri thirrje autoriteteve zvicerane të njohin një gjini të tretë – gjininë asnjanëse.
“Nuk ka gjini të tretë në Zvicër dhe mendoj se kjo është krejtësisht e papranueshme. Ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha ai.
“Ne duhet të përfaqësohemi edhe në politikë. Është vërtet e rëndësishme që njerëzit të ndihen të pranuar”, tha ai, duke shtuar se shpreson të organizojë një takim me ministrin për të diskutuar të drejtat e njerëzve jo-binarë.
Kujtojmë se një vit e gjysmë më parë, autoritetet zvicerane hodhën poshtë propozimin për futjen e një opsioni të tretë gjinor në të dhënat zyrtare, duke deklaruar se binari gjinor është i rrënjosur thellë në shoqërinë zvicerane.