As të dielën s’ka pushim për partitë – ASh-AAA, BDI, Besa dhe PDSh në terren

Shkup, 10 tetor – Koalicioni Aleanca dhe Alternativa kanë qëndruar në Kumanovë, komunë në të cilën garojnë me Bekim Saliun. Në fjalimin e tij Saliu tha se do t’i zgjidhë hallet e banorëve dhe do të ndërtoj infrastrukturë në vendbanimet shqiptare.

“Platforma jonë ofron rrugë të pastër për zgjedhjen e të gjitha halleve tona, barazimi i infrastrukturës në vendbanimet shqiptare me atë në vendbanimet maqedonase do të jetë prioriteti im si kandidat i juaji si dhe i këshilltarëve tanë, do ta rregullojmë edhe sistemin e kanalizimit”, tha Saliu.

BDI në Likovë edhe në këto zgjedhje garon me Erkan Arifin. Kjo parti sot mban atje tubim ndërsa përmes bartësit të listës së këshilltarëve Zekirija Shaini shpalosi programin parazgjedhor.

“Ndërtimi e rrjeteve të ujësjellësit, urbanizim të shumë vendbanimeve, asfaltim dhe rekonstruim të rrugëve të të gjitha fshatrave. Arsimi me cilësi të lartë në Komunën tonë është prioriteti jonë përfshirë këtu, izolim, lyerje nga jashtë dhe fasadë të shkollave qendrore, rregullimin e oborreve”, tha Shaini.

Lëvizja Besa ka qëndruar pran banorëve të Bogovinës. Kandidati Fatmir Sabriu në fjalën e tij ka thënë se në Bogovinë ka filluar të fryjë një frymë ndryshimi.

“Duam të zëvendësojmë politikanët e korruptuar dhe të vjetërsuar me figura të reja, problemet e vjetra me ide të reja, arsyetimet e lodhshme me energji rinore, duam të zëvendësojmë papërgjegjshmërinë politike me transparencë, korrupsionin me investime”, premton Sabriu.

Ndërkaq në Bogovinë ka qëndruar edhe Partia Demokratike Shqiptare ku ka shpalosur programin 4 vjeçar. Në këtë Komunë PDSH garon me Dashmir Arifin.

“Ju premtoj se unë do të mundohem maksimalisht të shkrijë gjithë lokalizmat dhe do të punoj për interesin e fëmijëve të mi dhe gjithë atyre që kanë fëmijë dhe duhet të rrisin këtu fëmijët e tyre, andaj na u bashkoni sepse thash edhe një herë pasiviteti është gjysmë faji, mos pritni vetëm nga unë apo nga kryetari por gjithë së bashku”, tha Arifi.

Në kuadër të fushatës parazgjedhore ASH-AAA sonte po qëndrojnë në Zhelinë, BDI-ja në Likovë dhe BESA në Reçicë të Vogël në Tetovë.

Related posts

Idri Istrefi zotohet për njësi dinjitoze zjarrfikësish

D V

Kasami nga Shipkovica: Zhvillimi i turizmit malor, prioritet i ynë

D V

Tubim qendror i VMRO-DPMNE-së në Shkup

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More