Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Asani: I rëndësishëm është perceptimi që pushteti ynë e ka ndaj Nënës Terezë

Shkup, 14 maj – Zhurnal.mk – Në sheshin e Shkupit të kthehen themelet e shtëpisë së Nënës Terezë, të ndërtohet një shteg pranë vendit për vendosje të luleve në pllakën përkujtimore, ndërsa teksti i pllakës përkujtimore ta reflektojë identitetin dygjuhësh të Kryeqytetit, të sanksionuar edhe me ligj.

Këto janë kërkesat e Institutit për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve për kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili dje tha se Qyteti nuk ka të drejtë të investojë dhe të shpenzojë mjete publike për toka shtetërore.

Drejtori i Institutit, Skender Asani në konferencën për shtyp të mbajtur te sheshi, theksoi se për to është befasues reagimi i Qytetit. Asani potencon se ata nuk janë pushtet ekzekutiv që ta detyrojnë Qytetin ose cilindo institucion tjetër shtetëror të veprojë, por institucion shkencor i cili e tregon qëndrimin e tij profesional për këto personalitete të rëndësishme të historisë, të cilët i tejkalojnë kufijtë tanë etnik, urbanistik dhe shtetëror.

“Prandaj, duke u nisur nga kjo, për neve nuk janë kontestuese faktet që i shpalosi Kryetari Shilegov, por është me rëndësi perceptimi që ka pushteti ndaj figurës së Nënës Terezë. Nëse nobelistja e vetme nga Shkupi, Nëna Terezë, nuk është një figurë me përmasa botërore që e nderon më shumë se askush tjetër Qytetin tonë dhe gjithë shtetin dhe një figurë që e kthen vëmendjen e gjithë botës drejt nesh, atëherë ne kemi problem serioz me atë se cili është standardi i vlerësimit të figurave të këtilla. Derisa bota mundohet të prodhojë figura të këtij profili edhe aty ku nuk ka realisht, ndërsa ne duke e pasur një figurë të tillë ta nëpërkëmbim duke ia zhdukur gjurmët e pranisë së saj në Kryeqytet, kjo më shumë flet keq për ne sesa për atë”, tha Asani.

Drejtori Asani nga konferenca për shtyp dërgoi lutje te kryetari i Qytetit të Shkupit Shilegov të gjejë zgjidhje, siç tha, qoftë edhe me shndërrimin e këtij vendi në pronësi publike, me udhëheqje të procedurave gjyqësore, ose me gjetje të opsioneve tjera, si do që të jenë.

“Kërkesat tona janë të thjeshta: të kthehen themelet e shtëpisë së Nënës Terezë, të krijohet shteg deri te vendi për vendosje të luleve në pllakën përkujtimore, dhe teksti në pllakën përkujtimore ta reflektojë identitetin dygjuhësh të Kryeqytetit, i cili gjithashtu është sanksionuar edhe me Ligj”, tha Asani.

Ai informon se i kanë dërguar letër edhe kreut të Kishës Katolike, Papa Françeskut dhe te faktorët tjerë lokal dhe ndërkombëtar.

“Duket paradoksale ajo që Qyteti iShkupit nuk ka fuqi, madje edhe aq lehtë e injoron faktin se ashtu janë mbuluar gjurmët e nobelistes nga Shkupi dhe personalitetit më të madh në historinë botërore të humanizmit katolik dhe bamirësisë, e pranuar edhe në korrniza ndërkombëtare, por realiteti i hidhur është pikërisht ky. Për atë kërkojmë mbështetje, sepse me të vërtetë Gonxhe Bojaxhiu është shkupjane, por Nënë Tereza i përket tërë botës dhe është sinonim për humanizëm”, thotë Asani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...