Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shëndetësi

Asani: Në rritje numri i pacientëve me sëmundje kardiovaskulare

Tetovë, 4 tetor – 17.3 milion njerëz  vdesin në vit si pasojë e sulmeve të zemrës apo sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas statistikave deri në vitin 2030 kjo shifër do të shkoj deri në 23 milion për çdo vit. Kardiologu Intervent në Spitalin Klinik të Tetovës Valon Asani vlerëson se shëndeti i zemrës është bërë një shqetësim i madh, ku mbi 80% e vdekjeve të parakohshme vinë nga faktor të ndryshëm.

Numri i pacientëve  me sëmundje kardiovaskulare në periudhën e fundit është në rritje, vdekshmëria e koronavirusit atakon me sëmundjet kardiovaskulare ku vetëm 1 % mbijetojnë kështu u shpreh kardiologu Valon Asani në programin e mëngjesit në Klan Maqedoni.

“Tash është një numër I madh I madh I pacientëve të cilët vijnë në spital se ajo frika e parë ka kaluar tash ato ballafaqohen me problemet kardivaskulare dhe vin të trajtim kemi shuëm punë këtë periudhën e fundit.”. thotë Kardiologu Valon Asani.

Asani shton apelon për kujdes gjatë kësaj periudhe, pasi sipas tij duhet të bëhet dallimi në mes virusit dhe gripit sezonal.

“Me kujdes të bëjmë ndarjen e virusit nga gripi sezonal, ne do kemi valë të dytë të gripit sezonal I cili paraqitet çdo here në vjeshtë dhe jo të na mbaje ajo frika se çdo grip është koronavirus kemi edhe influenca tjera të cilat janë influence sezonale, normale të cilat nuk duhet të na frikësojnë.”. shtoi Asani.

 Asani apeloi deri tek pacientët të cilët janë me grip por edhe me sëmundje tjera plotësuese që të shkojën të vaksinohen prej gripit sezonal.

Postime të ngjashme

Takimi i dytë i Osmanit dhe Stoevit në Antalia

Dafina Vidishiqi

PDSH me Sadi Bexhetin synon fitoren në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Komuna e Jegunovcës pa menaxhim me mbeturinat, në hyrje të fshatrave ju “mirëpresin” deponitë e egra

Dafina Vidishiqi

Organet pa të cilat mund të jetojmë

Dafina Vidishiqi

ESHS-Maqedoni: Vitin e kaluar kanë vdekur 25.775 persona, 10.9 përqind prej tyre nga coronavirusi

Dafina Vidishiqi

Prizreni dhe Tetova do të lidhen me tunel!

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...