Maqedoni TOP LAJM

Asani: Numri i shqiptarëve në ASK është rritur në 17,5%, së shpejti deri në 25%

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Vazhdon rritja e numrit të punonjësve shqiptarë në radhët e Agjencisë për Siguri Kombëtare.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet zv.drejtori i ASK-së, Arif Asani. Para se të formohet ASK-ja, numri i të punësuarve shqiptarë ka qenë vetëm 11% ndërsa tani kjo përqindje është rritur në 17,5%.

Sipas drejtorit Asani, kjo shifër do të vazhdojë të rritet dhe do të bëhet 25% aq sa e parasheh norma kushtetuese.

Agjencia për Siguri Kombëtare gjithashtu ka formuar dhe sektorin për çështjen e përkthimeve dhe përdorimin e gjuhëve, dhe se sipas tij, për një kohë të shkurtër ligji për përdorimin e gjuhëve do të respektohet në përgjithësi. Si shembull Asani ka cekur faqen elektronike.

Për punën profesionale ka garantuar edhe vet kryeministri Zaev. Ai thotë se Agjencia punon ashtu siç e parashikon Kushtetuta, ligjet dhe aktet nënligjore, ashtu siç i ka hije një shërbimi të sigurisë të një vendi anëtare e NATO-s.

Ndryshe dje ASK festoi 1 vjetorin e themelimit, ku prezent ishin krerët më të lartë shtetërorë, drejtori i ASK-së, dhe zv.drejtori Arif Asani. Manifestimi u mbajt në Klubin e deputetëve në Shkup.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Më 25 tetor do të mbahet kongresi i parë online i LSDM-së

XH,I

“Zhurnal” shkroi para dy viteve, Parlamenti Europian debaton për ndikimin e hungarezëve dhe Gruevskit në mediat në Maqedoninë e Veriut dhe në Slloveni

R ZH

Një pjesë e komunës së Gazi Babës nesër pa energji elektrik

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...