Tetovë, 26 prill – Kryetari i Komunës së Tetovës, njëherit, lider i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka postuar një video me asfaltimin e rrugës “Murat Baftijari” dhe ka shkruar një porosi, transmeton Zhurnal.
“Po asfaltojmë edhe rrugën “Murat Baftjari”! Ky nuk është vetëm një investim infrastrukturor, por një investim në jetën tonë të përditshme, në sigurinë dhe mirëqenien e çdo banori! Skeptiket nuk kanë fjalë, sa kemi ne vullnet dhe angazhim për të punuar! Shihemi në projektin e rradhës!”, ka theksuar Kasami.