Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Asgjë e realizuar nnga kanalizimi i premtuar në Tearcë

Zhurnal Ads

Tearcë, 5 dhjetor – Derisa i tërë opinion publik është i kthyer nga krimi dhe korrupsioni i niveleve të larta shtetërore, banorët e komunës së Tearcës përballen me mungesën elementare të jetesës. Kjo komunë që sipas statistikave të vitit 2002 numëron mbi 20 000 banorë akoma nuk ka kanalizim.
Projekti për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, të premtuar si prioritet i dytë në programin zgjedhor qe nga viti 2013 të kryetarit të Komunës se Tearcës, Isen Asani, ende, nuk është realizuar.

Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Tearcës, në pjesën “Projekte të ndryshme” ku janë vendosur projektet të përfunduara për secilin fshat në këtë komunë, nuk ka informacion për realizimin e këtij projekti, aq më pak për ndonjë procedurë ose informacion lidhur me fillimin për ndërtimin e sistemit të kanalizimit.

Në Llogaridhënien e web faqes se Komunes, poashtu nuk ka një informacion për fillimin e aktiviteteve në terren për sistemin e kanalizimit në këtë Komunë, ose më pak, ndonjë pengesë eventuale në procedurat dhe përgatitjen e dokumentacionit për këtë projekt.

Poashtu, me kërkimet në internet në bazën e të dhënave në mediume nuk gjetëm ndonjë lajm në të cilin flitet për punët ndërtuese në fshatrat e Komunës së Tearcës për sistemin të kanalizimit.

Ky projekt u vendos si i dyti për nga prioritetet në programin “Bashkë ndërtojmë”, ndërsa është vlerësuar si projekt i parealizuar edhe në hulumtimin e Prizmës për këtë Komunë, në të cilin për këtë projekt thuhet:

Projekti për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën, i cili do të duhej që të përfundojë deri në vitin 2017, nuk është realizuar. Deri më tani është përpunuar vetëm dokumentacioni teknik për kanalizimet për vendbanimet e përfshira në projekt, me gjatësi prej 74 kilometrave. Vlera e investimit është mbi 10 milion euro, mjetet nuk janë siguruar.

Banoret e ketij vendbani thone se Asani qe tre mandate eshte duke manipuluar me banoret e kesaj Komune. Ne cdo cikel zgjedhor ai premton te njejtin projekt. Por asgje reale ne teren.

Për shkak të argumenteve të thëna më sipër mund të përfundohet se premtimi i kryetarit të Komunës së Tearcës, Asani, për ndërtimin e “Sistemit për kanalizim”, është i parealizuar.

Përdryshe , Isen Asani njihet si Kryetari i vetem ne vend qe ka asfaltuar rrugen ne mes te fushave..Por ajo që u fsheh pas këtij projekti dhe që irritoi më së shumti banorët lokal është fakti se kjo rrugë shpie drejt arës së kreut të Komunës së Tearcës, Isen Asani. Asani beri kete gjeste perderisa shumë vendbanime te kesaj komune kanë probleme të shumta me rrugët kryesor.

Disa nga banorët lokale thonë se kohëve të fundit flitet se kreu i Komunës planifikon të ndërtojë edhe objekt gastronomiknë parcelën në të cilën shpie rruga e ndërtuar nga Komuna me paratë e qytetareve.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Polemika për mbajtjen ose jo të maskave në ambient të hapur

T E

Ke nevojë për punë? Shko në Prespë dhe mblidh mollë, ja kushtet

T E

Filipçe: Ora policore nuk është zgjidhje, mjafton të miratohet ligji për mbrojtje të popullatës

admin

692 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

T E

LSDM: Që në 100 ditët e para të mandatit do të miratohet modeli për pastrimin e gjyqësisë

E.E.

Spiro Ristovski lirohet nga paraburgimi shtëpiak

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...