Maqedoni TOP LAJM

Asgjë nga tuneli nën Kala, marrëveshja është shlyer

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator – Zhurnal.mk – Qyteti i Shkupit ka shfuqizuar marrëveshjen për projektimin e tunelëve nën Kalanë e Shkupit, informon Zhurnal.

Marrëveshja ishte nënshkruar me firmën “Mega Inzhenering Konsalting AD” nga Turqia. Por, përshkak asaj që nuk i ka respektuar afatet për përpunimin e projektit, është vendosur marrëveshja të shlyhet.

Qyteti i Shkupit, më 12 qershor 2019, nënshkroi marrëveshje me kompaninë turke, e cila për gjashtë muaj duheshte të projekton rrugët, urën përmes Vardarit dhe tunelet nën Kala. Përshkak se projekti ishte i ndërlikuar dhe pandemia me korona virusin, afati u vazhdua, por edhe ai i vazhduar nuk u respektua.

“Është aktivizuar garanca bankare, është paguar për mospërmbushje të rregullave nga marrëveshja. Më mirë të humbim një vit se sa të marim projekt të keq, të cilën më vonë nuk mund ta realizojmë. Nuk do të lejoj të marim dokument jo kualitativ për projekt kaq të rëndësishëm i cili do ta ndryshojë pamjen e qytetit”, thotë Shilegov.

Shilegov paralajmëron se nuk dotë heqë dorë nga projekti dhe se do të shpallë tender të ri për projektues.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Ligjet për arsim fillor dhe të mesëm për mënyrën e punës nesër në seancë kuvendore

Z H

De Lanoj: Banka Popullore veproi drejtë me marrjen e licencës ndaj bankës “Eurostandard”

admin

Për 200 vende në Armatë, janë paraqitur 1800 kandidatë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...