Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

Tetovë, 7 mars, Zhurnal.mk – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mendon se mësuesit në vend shpesh preken dhe cenohen nga pasioni politik. Nga opozita shqiptare, me rastin e 7 Marsit, thonë se shkarkimet dhe emërimet e mësimdhënësve, denigrimet dhe sulmet ndaj tyre, disa herë të shoqëruara me dhunë fizike, përballë një pushteti që hesht, përbën një skandal të trishtuar, faturën e të cilit e paguajnë fëmijët tanë! Koalicioni gjykon se është urgjente konsolidimi i një sistemi arsimor të mirë.

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe çdo institucioni shtetëror që e ka përgjegjësinë e menaxhimit të kushteve të arsimtarëve, që t’i largojnë duart e partisë dhe preferencat e pushtetit nga shkolla dhe mësimdhënësit! Mësuesit duhet të kenë autonomi absolute në trajtimin intelektual e pedagogjik të nxënësve të tyre. Pagat e tyre duhet të jenë më të larta, sepse ata kanë një vend të veçantë në shoqëri dhe një vend të rëndësishëm mirënjohjeje që zgjat gjithë jetën! Ne gjykojmë se asgjë nuk është më urgjente sesa konsolidimi i një sistemi arsimor të mirë. Arsimi është në rrezik dhe ky është një alarm që nuk zgjidhet me asnjë vaksinë nëse shteti nuk ndërhyn”, tha Arben Taravari – ASH-AAA.

Postime të ngjashme

LSM-ja u bën apel deputetëve nesër ta votojnë pakon e pestë antikrizë

R Zh

A po fundoset, BDI-ja me ekzekutivin aktual në krye me Artan Grubin ?

R Zh

Liberalët ballkanik për non-pejperin: Kriza e kovidit në rajon dhe BE tokë pjellore për ide të rrezikshme nacionaliste për rishikim të kufijve

R Zh

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...