Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH/AA: Qeveria po tenton t’i blejë dhe korruptojë mediat

Shkup, 7 maj – Zhurnal.mk – Koalicioni opozitar Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët, sot përmes një konference për media, kanë reaguar ndaj paralajmërimeve se Qeveria do t’i sponzorizojë disa media për promovimin e turizmit.

Sipas asaj që sot tha Orhan Murtezani nga Alternativa, në një kohë të tillë pandemie dhe krize ekonomike, do të ndahet një tender 220 mijë eurosh për portale dhe media të cilat sipas Murtezanit, do të jenë të përzgjedhura sipas dëshirës së Qeverisë.

“Në kohën kur, si pasojë e rritjes së çmimeve qytetarët mezi mbushin barkun me bukë dhe kur ende mungojnë vaksinat për imunizimin e popullatës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Ekonomisë, me një tender prej 220.000 eurosh po bëhet gati gjoja t’i sponsorizojë mediat, më saktë internet-portalet me video-spote për promovimin e turizmit, gjithë kjo në kulmin e pandemisë.

Është tejet e çuditshme si në kohë pandemie dhe të një krize ekonomike, e cila po troket në derë, qeveria i jep prioritet një projekti si ky, por edhe më skandaloze është fakti se do të zgjidhet një kompani e cila pastaj do të vendosë se cilat portale do të marrin nga këto mjete financiare me kritere të padëgjuara deri më tani. Sip duket, listën e tyre do e përpilojë Qeveria me portalet e pëlqyera”, thotë Murtezani.

Kjo iniciativë sipas tij, është tentativë për të korruptuar mediat si dhe për t’i shpaguar në prag të zgjedhjeve lokale.

“Në kohën kur vetëm 3% e popullatës janë vaksinuar, nuk ka si komentohet ndryshe ky hap i qeverisë, përpos si një tentativë për rritjen e trysnisë mbi mjetet e informimit, për t’i korruptuar mediet, për të tentuar blerjen e tyre, si dhe për shpagim të medieve “të tyre’’ në prag të zgjedhjeve lokale.
Nisur nga kjo, i apelojmë Qeverisë që t’i përgjigjet kërkesës së punëtorëve turistikë dhe mjetet t’ua transferojë atyre si ndihmë, që ata vetë të kujdesen për reklamim të turizmit vendor”, ka deklaruar Orhan Murtezani nga Alternativa.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...