Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

ASH-AAA: Detyrën e Avokatit të popullit nuk mund ta ushtroj me profesionalizëm Ziberi

Shkup, 1 shkurt – Avokati i popullit në Maqedoninë e Veriut Naser Ziberi, u betua para Parlamentit, për të ushtruar detyrën me përgjegjësi dhe profesionalizëm por, emërimin e tij nuk e ka pritur mirë opozita shqiptare në Parlament.

Ata akuzojnë Bashkimin Demokratik për Integrim dhe Ziberin se kanë bërë politikë me këtë post që duhet të jetë i pavarur, kjo pasi Ziberi ishte kandidat i BDI-së për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut vetëm gjashtë muaj më parë.

“A ka ndonjë njeri normal në shtet i cili beson se njeriu i cili ka bërë fushatë dhe ka ftuar në mënyrë publike që të votohet partia në pushtet do t’i mbrojë qytetarët nga ato instanca të shtetit që janë të udhëhequra pikërisht nga ata njerëz që ky person që u zgjodh avokat i popullit ka brë fushatë bashkarisht,” – tha Halil Snopçe në një intervistë për Euronews Albania, përcjell Zhurnal.mk

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut tha se detyra e avokatit të popullit nuk mund të ushtrohej kurrsesi me profesinalizëm dhe seriozitet nga Naser Ziberi. Sipas tij zgjedhja e Ziberit është në vijueshmëri të kapjes së institucioneve të shtetit pasi avokati i popullit lidhet drejtpërdrejtë me të qenët apolitik, gjë që sipas Snopçes nuk përmbushet nga zgjedhja aktuale.

Kjo është dhe arsyeja se përse ky vendim do të ankimohet në Gjykatën Kushtetuese, siç sqaroi Halil Snopçe.  (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...