Maqedoni TOP LAJM

ASH, AAA dhe VMRO-DPMNE mbledhin nënshkrime për Komision të ri për ballafaqimin me coronavirusin

Zhurnal Ads

Shkup, 26 tetor, zhurnal.mk – Pas VMRO-DPMNE-së, edhe koalcioni “Tash është koha” kërkon formimin e një komisioni special për ballafaqimin me pandeminë, transmeton Zhurnal.

Zv/koordinatori i koalicionit ASH-AAA Surija Rashidi thotë se po mblidhen nënshkrime dhe bashkë me VMRO-DPMNE-në do të dorëzojnë ndryshime të ligjit për sëmundje infektive.

“Bëhet fjalë për iniciativë të më shumë deputetëve, jo vetëm nga VMRO-DPMNE, të cilën e mbështesim edhe ne për formimin e Komisionit që do të merret me Covid-19 nga Kuvendi, në të cilën Komision do të jenë anëtarë së paku 11 persona nga të cilët pjesë do të jetë edhe vetë ministri i shëndetësisë, kryetari i shtabit për kriza, mjek që kanë lidhje me pandeminë dhe sëmundjet infektive”, thotë Surija Rashidi nga koalicioni ASH-AAA për Tv 24.

Ai shton se bëhet fjalë për KOmision puna e së cilës do të ishte e përkushtuar vetëm në coronavirusin. Nga koalicioni shtojnë se situata është serioze dhe duhet një komision më serioz e cila do të jep propozime.

“Komisioni aktual punon vetëm ndaj kërkesave të politikës ditore dhe sjell qëndrime në bazë të kërkesave të politikës ditore”, përfundoi Rashidi.

Postime të ngjashme

Për kohë të shkurtë do të kemi teste të shpejta për Kovid-19

T E

Milloshoski kërkon të formohet qeveri ekspertësh

T E

846 dënime për mosmbajtjen e maskës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...