ASH-AAA: Ende s’kemi vendim për rezolutën ndaj Bullgarisë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ende nuk kanë marrë vendim nëse do të përkrahin Rezolutën e paralajmëruar nga VMRO-DPMNE-ja, ku parashihet të vendosen linjat e kuqe në bisedime me Bullgarinë, transmeton Alsat. Sekretari i ASH-së, Arben Taravari tha se ditëve në vijim koalicioni ASH-AA do të bëj të ditur vendimin përfundimtar për këtë çështje.

 

“Nuk kemi vendim definitiv për atë nëse do ta përkrahim atë rezolutë. Këto ditë do të ketë mbledhje kryesia e Aleancës për Shqiptarët së bashku me Alternativën. Me siguri do ta sjellim vendimin përfundimtar dhe deputetët tanë me siguri nesër ose mbasnesër do ta tregojnë vendimin definitiv në ndonjë prej pres konferencave që do të mbahet në Kuvend”, tha mes tjerash Arben Taravari, sekretar i Aleancës për Shqiptarët.

Related posts

MSH: Dje janë vaksinuar 18.149 qytetarë, deri më tani gjithsej 495.967 të vaksinuar

Z H

Shahpaska: Vazhdojmë të investojmë në zgjerimin e kapaciteteve të çerdheve për fëmijë

Redaksia

Boçvarski: Tani është koha përmes investimeve kapitale direkt të ndihmohen kompanitë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com