Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH-AAA kërkon dorëheqjen e zëvendësministrit të MPB-së, Nazim Bushi

Shkup, 9 janar, Zhurnal.mk – Ministri i brendshëm Oliver Spasovski dje nuk e la të përgjigjet zëvendësin e tij, Nazim Bushi, në foltoren e konferencës për media, kur u pyet për ligjin për shtetësi. Spasovski u përgjigj vet, duke mos e liruar vendin për zëvendësin e tij.

“Jo unë do të përgjigjem, sepse ai është i dënuar. Për shkak se është i dënuar tani mbanë maskë. Të mos ishte i dënuar ndoshta nuk do të mbante tani maskë”, u shpreh Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Sot në një pres konferencë koalicioni ASH-Alternativa rastin e vlerësojnë si degradim të votës shqiptare andaj kërkojnë dorëheqjen e zëvendësministrit Bushi.

“Kërkojmë nga Spasovski të ndalë cirkun, të cilin e pamë dje se si e trajton zëvendësin e tij Nazim Bushin, kurse nga ky i fundit kërkojmë dorëheqje të menjëhershme për arsye morale me qëllim që të mos e degradojë edhe më shumë votuesin shqiptar”, tha Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët.

Ndryshe zëvendësministri Bushi është në mesin e 15 funksionarëve të BDI-së të cilat u gjobitën për mos mbajtje të maskës në mbledhimin e organizuar në përurimin e hapësirave të reja të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ku edhe u festua ditëlindja e liderit të partisë Ali Ahmeti.

Postime të ngjashme

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

Komuna e Çairit dhe Sarajit nderuan misionarët e diferencuar politik

R Zh

ASH-AA: Politika të largojë duart nga arsimi

R Zh

ANKETA/VMRO prinë para LSDM, dallimi mes BDI dhe ASH vetëm 1 përqind

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...