Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH-AAA: Kjo Qeveri nuk është e gatshme të kryej regjistrim kredibil

Shkup, 12 shkurt – Në ueb-faqen zyrtare të qeverisë “vlada.mk”, mes tjerash, janë publikuar informacione në lidhje me regjistrimin e diasporës. Aty, në mënyrë eksplicite, thuhet: “Për qytetarët të cilët në momentin e regjistrimit nuk ndodhen në shtet informacion japin anëtarët e familjes ose qytetarët të cilët më së miri i njohin të dhënat për ata persona, me kusht që personi që jep informatë duhet të dorëzojë dokumentacion valid, prej ku do të merret numri i amzës për personin që regjistrohet, me çka garantohet validiteti i informatës”.

Prandaj, nisur nga kjo, sipas koalicionit Aleanca për Shqiptarët (ASH) dhe Alternativa (AAA), ky është konfuzioni i dytë me radhë në lidhje me regjistrimin në relacionin ligj dhe metodologji. “Tashmë për herë të dytë, fatkeqësisht, konfirmohet se si koalicion kemi pasur plotësisht të drejtë kur kërkonim që metodologjia të futet në pako me Ligjin. Por, këtë propozim tonin qeveria e refuzoi dhe, si pasojë, na ndodhin këto komente në kundërshtim të plotë me ligjin për regjistrim. Herën e parë kjo kishte të bënte me regjistrimin e përkatësisë etnike dhe fetare të diasporës, kur kishim konfuzion dhe deklarata kontradiktore të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Entit të Statistikave, ndërsa tani kemi një informatë në ueb-faqen e qeverisë, që është në kundërshtim me ligjin e miratuar për regjistrim. Me këtë rast parashtrohet pyetja: ku do ta marrin pasaportën apo letërnjoftimin e familjarëve që ndodhen jashtë vendit? Sepse, siç e dimë, Ligji thotë se “mjafton ta deklarojnë vetëm numri amë”. Ky është devijimi i dytë me radhë në raport me Ligjin për regjistrim dhe metodologji”, thuhet në komunikatën e koalicionit ASH-AAA, transmeton Zhurnal.mk

Nga ky koaliciojnë, më tej në regimin me shkrimi, thonë se devijime kaq të mëdha në një kohë shumë të shkurtër, i bënë të dyshojmë se kjo qeveri nuk është e gatshme të bëjë regjistrim kredibil. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

MPPS: Subvencionim i pagave për edhe 438 persona të papunësuar

Z H

Makinistët hekurudhor bojkotojnë punën, nuk kanë marë pagat e qershorit

Z H

Bëhet emetimi i fletëobligacioneve për denacionalizim në vlerë prej tetë milionë euro

Z H

Petrovska: Rritet vëllimi i mbikqyrjeve, inicohen 43 procedura kundërvajtëse, shqiptohen 36 sanksione

Z H

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Z H

Ende ka disa vatra aktive të zjarrit në rajonin e Kumanovës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...