ASH – AAA për gjendjen e arsimit shqip: “Shoqëri për të gjithë”, vetëm demagogji

Shkup, 2 shtator – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reguar në lidhje me nxënësit shqiptarë të shkollave të fshatit Bërnjancë, Idrizovë dhe Bllacë, pasi siç thanë këta nxënës nuk kanë mundur ta fillojnë mësimin përshkak të mungesësë së objektit shkollorë.

 

Ata gjatë një konference për media, para Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrdhënie ndërmjet Bashkësive, u shprehën se koalicioni LSD-BDI nuk kanë relizur premtimin e tyre, një shoqëri për të gjithë, pasi sipas tyre kjo është vetëm një moto demagogjike.

“Këto fëmijë të këtyre vendbanimeve nuk u kanë borxhë fare këtyre zotërinjve që rrinë në ndërtesën mbrapa, respektivisht ata është dashur që ti mbajnë premtimet dhe këta fëmijë të mësojnë ashtu si gjithë fëmijët e tjerë, sepse me Kushtetutë, çdo fëmijë i garantohet e drejta e shkollimit në gjuhën amtare”, thanë në reagimin e tyre nga koalicioni ASH – AAA.

Related posts

Protesta në Tetovë për djegien e spitalit COVID: Drejtësi, përgjegjësi dhe dorëheqje e qeverisë

Redaksia

Zaev: Vendimi më i mirë ishte hapja e shkollave

Z H

Më shumë se 30 zjarrfikës me shtatë automjete e kanë shuar zjarrin në spitalin modular në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com