Agjencia Zhurnal.mk

ASH-AAA pranojnë ftesën e Ahmetit për tryezë të përbashkët, por pas 17 gushtit

Shkup, 12 gusht – Zhurnal.mk – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa i thonë PO ftesës së Ahmetit për takim mes liderëve të partive politike shqiptare, njofton Zhurnal.

Ziadin Sela nga ASH, ka njoftuar opinionin se ASH – AAA parimisht janë dakord për një takim të tillë dhe se mekanizmi politik i tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinim të qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe se kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoni.

Sela kërkon që para takimit, të qartësohen pikat e ditës për çka do të bëhet fjalë në takim. Ky takim sipas Selës, nuk mund të mbahet nesër, por duke filluar nga data 17 gusht, duke i njoftuar paraprakisht se çfarë do të flitet në takim.

“Pas ftesës së pranuar për një takim të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare, dëshirojmë t’ju përgjigjemi se Koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa, parimisht është dakord për një takim të tillë.

Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe si i tillë, mendojmë se duhet të vazhdojë të kultivohet për artikulimin e interesave shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në funksion të një takimi përmbajtsor dhe të frytshëm, do të ishte mirë që ftesa të ketë edhe një propozim për rend dite, në mënyrë që të kemi më të qartë arsyen e organizimit të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare.
Në këtë drejtim, konsiderojeni mundësinë e një date tjetër, duke nisur nga e hëna (17.08.2020) e tutje, sigurisht duke na njoftuar disa ditë më herët me rendin e ditës së takimit.” ka shkruar Sela.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...