Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

ASH-AAA: Skandaloz kundërshtimi i ndryshimeve ligjore për shtetësi nga MPB-ja (VIDEO)

Shkup, 6 janar, Zhurnal.mk – Opozita shqiptare ka reaguar pas kundërshtimeve që Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë në lidhje me propozimin-Ligjin për shtetësi të dorëzuar nga partitë opozitare shqiptare në Kuvend. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa mendimin e MPB-së e cilësojnë si skandal, duke akuzuar ekzekutivin për ndërhyrje në sistemin legjislativ dhe në sistemin e gjyqësorit.

“Ndarja e pushteteve është në bazën e demokracive liberale, por siç duket kjo e jona as liberale është, e as demokratike, e s`do mend që është shumë larg ndarjes së pushteteve dhe mos ndërhyrjes tek njëra tjetra. Këtu në Maqedoninë e Veriut, vendin pretendent për në BE, ka vetëm Ekzekutiv (Qeveri), as Legjislativ e as Gjyqësor. SKANDAL, skandal i barasvlerë me veprimet e sistemeve totalitare të njëherë e një kohe”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASH-AAA.

Ndryshe, MPB në mendimin e tij të cilin e ka siguruar Alsat ka kundërshtuar dispozitat kontestuese në ligjin ekzistues për të cilat opozita kërkonte zgjidhje afatgjate e që kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë. “, theksohet në reagimin e ASH-AAA.

ASH-AAA: Skandaloz kundërshtimi i ndryshimeve ligjore për shtetësi nga MPB-ja

Posted by ZHURNAL.MK on Wednesday, January 6, 2021

Postime të ngjashme

Bilall Kasami: 2 deputetë të opozitës shqiptare do t’i bashkohen shumicës

R Zh

Editorial në News Week / Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan

R Zh

Ministri Hoxha takon prodhuesit e orizit

T E

Votëbesimi i Qeverisë mund përsëri të vendoset në test, pa kaluar 90 ditë

T E

Zjarr tek liqeni Treska, dyert e mbyllura e zjarrfikësit nuk mund të hyjnë?

T E

Kasami: Grafa etnike do të bëhet realitet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...