Agjencia Zhurnal.mk.

ASH-AAA: S’kemi koalicion me VMRO-në, dalim vetë në zgjedhje

Shkup, 27 korrik – Koalicioni Aleanca për shqiptarët-Alternativa vendosi në zgjedhjet lokale të dalin të vetëm, së paku të jetë ashtu në rrethin e parë. Për raundin e dytë, siç thonë, do të marrin vendim nëse do të lidhin koalicion me ndonjë parti tjetër.

Më parë, VMRO-DPMNE-ja tha se janë në negociata me këtë koalicion dhe se janë duke biseduar për paraqitje të përbashkët në zgjedhjet që do të mbahen në tetor.

“Ne si koalicion kemi qëndrim se në raundin e parë zgjedhor do të dalim të vetëm, kurse për rrethin e dytë do të shohim se si do të jetë situata politike në çdo komunë veç e veç, pas çka do të marrim konkluzion. Por, kjo nuk është përfundimtare. Dy partitë politike nga koalicioni së shpejti do të takohen dhe nëse ka ndonjë ndryshim të këtij qëndrimi, sigurisht se do të informoheni”, tha Skender Rexhepi.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy