Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

ASH-AAA: Tërheqim amandamentet pasi të zyrtarizohet se VMRO i ka tërhequr nga ligji për shtetësi

Shkup, 13 prill – Koalicioni opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH-AAA), kanë përshëndetur  deklaratën e deputetit të VMRO-së, Nikolla Micevski, i cili në një konferencë për mediat njoftoi se do të tërheqin të gjitha amandamentet e dorëzuara për bllokimin e propozim ligjit për nënshtetës, duke thënë se ky është një hap i mirë drejtë zhbllokimit të Kuvendit në mënyrë që të votohet pakoja e pestë ekonomike për ndihmë të kompanive dhe afaristëve individual për përballje me pandeminë, shkruan Zhurnal.

Në një prononcim për Zhurnal, duke komentuar deklaratën e Micevskit në të cilën u bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës të tërheqin amandamentet e tyre që kanë dorëzuar në Kuvend, koalicioni thotë se posa shërbimet e Kuvendit të konstatojnë se VMRO ka tërhequr amandamentet, të njëjtën do ta bëjnë edhe ata.

Megjithatë, thonë burimet brenda koalicionit, ASH-AAA do të tërheq vetëm ato amandamente që mbajnë të bllokuar pakon e pestë ekonomike, ndërsa amandamentet tjera që mbajnë të bllokuara një sërë ligjesh tjera, do të tërhiqen pas zyrtarizimit të ligjit për shtetësi.

Postime të ngjashme

“KUJDES”/ Lajmi në disa media maqedonase për një incident, krisma me armë dhe për viktima në Çento, i PAVËRTETË (Fake News)!

R Zh

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...