ASH-Alternativa: BDI keqpërdor edhe fëmijët në fushatën parazgjedhore!

Shkup, 6 tetor  Si duket, BDI-së i nuk i mjafton presioni ndaj administratorëve dhe arsimtarëve e profesorëve duke i kërcënuar e shantazhuar ato që të marrin pjesë në tubimet e tyre parazgjedhore në fushatë, ky subjekt politik nuk po i kursen as fëmijët duke i përdorur dhe keqpërdorur ata në kampanjat e tyre parazgjedhore, duke i shkelur rëndë  të drejtat e fëmijëve.

Ky fenomen po përsëritet shpeshherë në tubimet e BDI-së. Rasti i fundit ishte ai  i keqpërdorimit të  fëmijëve  nga  kandidatja  për Kryetare të Komunës së Tetovë nga radhët e BDI-së, znj. Teuta Arifi , e cila kishte publikuar foto në profilin e saj zyrtar me fëmijët e Klubit të Boksit “Shkëndija NoLimit” duke tentuar që të fitojë pikë politike. Ky gjest i shëmtuar i Teuta Arifit duke u fotografuar me fëmijë në mes të kampanjës  na kujton edhe më shumë së Kryetarja në ikje nuk ka bërë asgjë për fëmijët e Tetovës, duke i lënë ata pa asnjë park për fëmijë, pa kënd lojërash për ta, pa aktivitete sportive  dhe pa sy e faqe shkon e fotografohet me fëmijë në kohë fushate.

Tubimet e BDI-se dhe hapjet e shtabeve të kësaj partie po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për shkak rafalëve dhe krismave të armëve, andaj kjo përbën një rrezik edhe më shumë për fëmijët  dhe të tjerët që mund të ndodhen në ndonjë  shtab të BDI-së, si ai në Çair apo në Zhelinë.

Kërkojmë nga Misioni i OSBE dhe ODIHR në Maqedoninë e Veriut, që ta evidentojnë këtë shqetësim në raportin e tyre për fushatën parazgjedhore, dhe  gjithashtu i bëjmë thirrje edhe Ambasadës së parë për Fëmijë në Maqedoni “Megjashi”, që të ngrejë zërin për shkeljen e të drejtave të fëmijëve, të cilët po keqpërdoren në kampanja parazgjedhore.

Related posts

Kompanitë që abuzuan me ndihmat shtetërore nuk u dënuan

D V

Shekerinska: Ndërtuam një vend me të gjitha atributet e cila u bë anëtare e NATO-s

Z H

Rishikimi i buxhetit 2021, Kovaçevski: Prioritet ballfaqimi me pasojat e epidemisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More