Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH- Alternativa: Djem të rinj janë marrë në pyetje pas protestës së rastit “Monstra”

Shkup, 4 shkurt – Sipas informacioneve që kemi marrë nga aktivistë tanë dhe qytetarë, kuptojmë se disa djem të rinj janë marrë nën masë arresti, kryesisht nga Shkupi dhe rrethina, kjo me arsyetimin se kanë marrë pjesë në protestën për rastin “Monstra”, që u mbajt javën e kaluar, alarmojnë nga koalicioni ASH-AAA, përcjell Zhurnal.mk

“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa & Alternativa shpreh shqetësimin dhe indinjatën e thellë për faktin se në mesin e atyre që janë marrë nën arrest dhe në pyetje informative ka edhe persona të mitur. Prandaj e pyesim ministrin e Policisë, Oliver Spasosvski, se si është e mundur që fëmijë të merren në pyetje informative? Në çfarë shteti po jetojmë? Në një shtet normal për veprime të këtilla bie Qeveria, kurse dorëheqja është minimumi që duhet ta bëjë një ministër i Policisë. Koalicioni Aleanca dhe Alternativa, përmes deputetëve të tij, do të marrë të gjitha masat e nevojshme, duke njoftuar OSBE-në, ambasadorin e BE-së, Ambasadën e SHBA-së dhe Komitetin e Helsinkit për këto shkelje të rënda të të drejtave qytetare, që janë të garantuara edhe me Kushtetutë. Me këtë rast i bëjmë thirrje kryeministri Zaev, ministrit Spasovski dhe zëvendësit të tij, Nazim Bushi, që të heqin dorë nga kjo politikë dhe logjikë diktatoriale, t’i lënë të qetë qytetarët që ta shprehin mendimin e tyre lirshëm, ashtu siç e garanton ligji dhe kushtetuta e vendit”, thuhet në reagimin e koalicionit ASH-AAA. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...