Agjencia Zhurnal.mk

ASH-Alternativa reagojnë për premtimet e Ziberit për largimin e kazinove 1km nga vendbanimet

Shkup, 29 qershor – Zhurnal.mk – Këto ditë jemi duke dëgjuar gënjeshtrat e qeverisë në ikje se gjoja ato do të largojnë kazinotë për 1km larg vendbanimeve. Mirëpo mos harrojmë se është pikërisht e njëjta qeveri ajo e cila e mbushi vendin tonë përplot me kazino.

Sot një qytetar i Maqedonisë së Veriut shpenzon mesatarisht 200 euro në vit në lojëra të fatit dhe kjo sasi vazhdimisht rritet, ndërsa Maqedonia e Veriut ka më se shumti kazino për kokë banori në rajon dhe përderisa disa shtete përreth veç më kanë mbyllur kazinotë, kjo qeveri në ikje ua hapi dyert po atyre kazinove që të mbushin çdo cep të qyteteve tona.

Ne vazhdimisht i kemi mbështetur kërkesat e qytetarëve në protesta që kërkuan largimin e kazinove 3 km nga vendbanimet, por deputetët e BDI-së shpërfillën kërkesën e qytetarëve dhe propozuan ligj për t’i mbajtur lojërat e fatit 500 m afër vendbanimeve.

Ndërkaq zv/kryeministri Bujar Osmani i BDI-së i dha leje kompanisë Maks Bet të Sasho Mijalkovit që të hap lokale të lojërave të fatit.

Ashtu siç e kemi përfshirë në program, ne premtojmë se me ne në qeverisje lojërat e fatit do të lejohen vetëm në hotele me 5 yje, sepse hotelet me 5 yje garantojnë që e para lojërat e fatit nuk do të jenë afër vendbanimeve dhe e dyta se ata nuk mund të jenë të qasshme nga gjithsecili dhe kjo do ta ndal në mënyrë të kënaqshme këtë fenomen devijant.

U bë mjaft duke luajturat me fatin e popullit, prandaj tash është koha për ndryshim.

Liridona Emini

Liridon Baftiu,

FRASH-FRAAA

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!