Agjencia Zhurnal.mk

ASH: Deputeti Alimi po tenton t’i ikë përgjegjësisë, le të ketë kujdes Gjykata!

Shkup, 19 nëntor – Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët sot përmes një komunikate për media kanë reaguar ndaj rastit të Prokurorisë Publike e emëruar si “Titanik 3”, e ku i akuzuar është deputeti i BDI-së, Ejup Alimi, njofton Zhurnal.

Siç thonë nga Aleanca për Shqiptarët, refuzimi i dhënies së dëshmisë nga ana e Alimit, dëshmon se i njejti tenton të ikë nga përgjegjësia dhe të prolongojë rastin, dhe në vend se të paraqitet si i akuzuar, dëshiron të flet si dëshmitar.

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë nga organet gjyqësore të reagojnë dhe të mos lejojonë vjetërsimin e kësaj dhe lëndëve tjera ku kërkohet përgjegjësi penale nga funksionarë shtetërorë, ashtu siç ndodhi me lëndën “Traektoria”, ku shpëtoi Gruevski.

Nga Aleanca për Shqiptarët pyesin Alimin pse më herët nuk ka vepruar ashtu siç po vepron tani, duke pasur parasysh se kjo lëndë është hapur qe tre vite.

“Aleanca për Shqiptarët konsideron se parashkrimi është institut shumë i rëndësishëm juridik përmes të cilit pamundësohet ndjekja penale si dhe ekzekutimi i sanksionit penal pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, prandaj duhet të ndalohet shfrytëzimi i tij si mundësi nga ikja e përgjegjësisë. Ndërkaq, publikisht pyesim Ejup Alimin, pse nuk u kujtua më herët të thirrej si dëshmitar, kur rasti në fjalë është ndër të parët që PPS ka ngritur?! Ikja e përgjegjësisë mund të parandalohet vetëm nga organet gjyqësore, të cilat janë të obliguara që çdo rasti t’i qasen në mënyrë të pa anshme dhe me seriozitet, duke mos lejuar prolongime të pa arsyeshme”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...