Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

ASH dhe Alternativa me plan B për ligjin për shtetësi, “E Majta” po bllokon qëllimisht

Shkup, 11 qershor – Nëse “E Majta” nuk heqë dorë nga ligji për nënshtetësi, Aleanca dhe Alternativa do ta propozojnë atë me flamurin evropian, përcjellë Zhurnal.

Deputeti Halil Snopçe i cili është një nga propozuesit, thotë se do ju japin kohë Apasievit dhe Krmovit të ndryshojnë mendje dhe të mos e zbarritin debatin e komisionit ashtu siç kanë filluar me fjalime maratonike të liderit të Levicës dhe heshtje para mikrofonit.

Sipas Apasievit , ligji i dakorduar mes Qeverisë dhe opozitës shqiptare nuk ka ndonjë pikë të përbashkët me rregulloret evropiane dhe nuk guxon të shkojë me procedurë të tillë.

“Ligji nuk mund të shkojë me flamur evropian, sepse nuk ekziston rregullore e BE-së me tëcilën do të përputhej dhe është në kundërhstim me konventën evropiane për shtetësi. Nëse e provojnë ashtu, Xhaferi duhet t’ua refuzojë. Në të kundërtën, do të kryejë vepër penale dhe duhet të përgjigjet për të njejtën” thotë Apasiev.

“E Majta” por edhe VMRO-DPMNE kërkojnë që ligji për shtetësi të sillet në mënyrë konsesuale dhe të dëgjohet mendimi i ekspertëve, sepse sipas tyre ka anëtarë të imponuar.

Sipas tyre, problemi i një pjese të qytetarëve të cilët 30 vite nuk kanë shtetësi nuk mund të zgjidhet me një marrëveshje me dyer të mbyllura.

Marrëveshja mes opozitës shqiptare dhe Qeverisë, parasheh lehtësimin e kushteve për marje të shtetësisë, kërkuesi të dorëzojë çertifikatë nga libri amë, diplomë, dëshmi për fatura të paguara apo pasaportë nga ish Jugosllavia.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Arrijnë edhe 12.870 doza të vaksinës “Fajzer” nga dërgesa e rregullt

Dafina Vidishiqi

Në gjimnazet e Dibrës, në vitin e parë mund të regjistrohen 308 nxënës

Dafina Vidishiqi

Mbi nëntë mijë turistë e kanë vizituar Maqedoninë në muajin prill

Dafina Vidishiqi

Qeveria e RMV-së: Zaev dhe Radev biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Dafina Vidishiqi

Stoltenberg: Gjithçka mundej, vetëm duhej një njeri vizionar

Dafina Vidishiqi

Spasovski në Saraj: Vazhdimisht i dëgjojmë kërkesat e qytetarëve, prandaj kemi ofertën më të mirë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...