ASH dhe Alternativa nesër do të dalin me qëndrim për rezolutën e VMRO-DPMNE-së

Shkup, 7 korrik – Ne si Koalicion Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kemi një qëndrim për rezolutën e propozuar nga VMRO-DPMNE, por ajo do të shpallet zyrtarisht nesër, tha sot zëdhënësi i Koalicionit, Shefik Duraku.

 

“Ne si opozitë shqiptare, përkatësisht koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sigurisht që do të kemi një qëndrim për këtë çështje, sepse jemi një faktor politik shumë i rëndësishëm në vend, por e dini që kryetari ynë Zijadin Sela ishte në një udhëtim në Amerikë dhe u kthye dy ditë më parë”, tha Duraku në një konferencë për shtyp në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve.

Ai shtoi se qëndrimi do të shpallet zyrtarisht nesër nga përfaqësuesit e tyre.

“Me siguri nesër do ta publikojmë qëndrimin tonë, nëse do të jetë nga kryetari i Koalicionit apo nga një prej deputetëve, por sot nuk mund të them asgjë për këtë”, shtoi Duraku.

Related posts

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari: Ligji për Shtetësi para zgjedhjeve lokale

D V

Wizz Air nga dhjetori vendos fluturime nga Shkupi në Bolonjë, Torino, Fridrihshafen dhe Bilund

Z H

Gjurovski: Maqedonia nuk guxon të mos jetë pjesë e qasjes humane ndaj popullit afgan

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More