Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH: Dhuna në familje dhe ndaj grave shqetësuese në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 25 nentor – Aleanca për Shqiptarët sot përmes një konference ka shprehur shqetësime lidhur me rritjen e dhunës në familje dhe se trended e rritjes përbëjnë shqetësim dhe nevojë për ndërmarrjen e masave. Ky reagim i kësaj partie vjen me rastin e 25 nëntorit – Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e dhunës ndaj grave!

Ja reagimi i plotë:

Dhuna në familje, e veçanërisht dhuna ndaj grave e vajzave, megjithëse dukuri e shëmtuar sipas raporteve të vendeve të ndryshme, është e pranishme në çdo shoqëri, pa marrë parasysh sa e zhvilluar është ajo.

Pas goditjes së Globit me Covid-19, kjo dukuri ka arritur përmasa edhe më të mëdha.
Kështu, shifrat flasin se 243 milion gra dhe vajza u abuzuan nga partneri gjatë vitit që po e lëmë pas. Ndërsa, më pak se 40 përqind e tyre e raportojnë dhunën ose kërkojnë ndihmë.

Për dallim nga shtetet e zhvilluara që këtë dukuri e trajtojnë nga më shumë aspekte si: sociale, teorike, empirike e ligjore, në shoqërinë tonë për këtë temë ende nuk flasim mjaftueshëm hapur.
Gratë dhe vajzat e dhunuara shpesh nuk e denoncojnë dhunën, për shkak të nivelit të ulët të arsimit që kanë, nuk kanë një vend pune ose kanë punë të pasigurt, e cila nuk i siguron pavarësinë dhe kështu bëhen barrë e familjes, por shpesh herë edhe për shkaqe të turpit që ndjejnë.

Fuqizimi i grave dhe vajzave do të kërkoj përpjekje më të fuqishme të institucioneve dhe shoqërisë që për dhunën mos të heshtet, por të ndëshkohet dhunuesi e të funksionoj ligji.

Sigurisht se edhe mediat kanë një rol të rëndësishëm, ku tema të këtilla duhet më shpesh të bisedohen dhe të apsolvohen nga ekspertë të fushave të ndryshme, e që janë në relacion me eliminimin e kësaj dukurie, dhe mbi të gjitha, duhet vetëdijesuar grat dhe vajzat që kjo e keqe nuk ndodhë për fajin e tyre dhe se ata meritojnë një trajtim dhe përkrahje dinjitoze.

Një shoqëri e shëndoshë duhet të mendoj gjithë format për zvogëlimin , pse jo edhe eliminimin e kësaj dukurie, e cila negativisht ndikon në shëndetin fizik dhe mendor , jo vetëm të gruas apo vajzës së dhunuar, por edhe më gjerë.

Linjat telefonike, qendrat për përkujdesje që janë në dispozicion të grave e vajzave të dhunuara, janë ende ndihmë modeste, prandaj ajo që duhet bërë ne si shoqëri , kërkon përkushtim, përkrahje, mirëkuptim dhe dashuri, sidomos nga familja”, nënvizon Aleanca për Shqiptarët.

Postime të ngjashme

Kola: Maqedonia e Veriut kurban

R Zh

ASH: Nuk ka ndryshim të himnit, Ahmeti – Zaev mashtrojnë, dështuan në integrime!

Dafina Vidishiqi

Ministri Hoxha nesër vizitë zyrtare në Turqi

Dafina Vidishiqi

Mexhiti takon Kodhelin, zotohen për thellimin e bashkëpunimit parlamentar

Dafina Vidishiqi

Deputeti Rexhepi priti në takim Mimi Kodhelin nga Kuvendi i Shqipërisë

Dafina Vidishiqi

Gjykimi kundër Jordan Kamçevit fillon më 16 korrik

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...