Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

ASH do të vazhdojë me Taravarin, Shabanin dhe Xhemailin edhe me një mandat

Shkup, 8 qershor – Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, për në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, ka konfirmuar edhe një herë kryetarët aktual si kandidat në tre komunat që dhëheqin. Bëhet fjalë për Arben Taravarin në Gostivar, Isen Shabanin në Vrapçisht, si dhe Albon Xhemailin në Bogovinë, informon Zhurnal.

Sela u shpreh se ende është herët për të biseduar për kandidatët mirëpo sipas asaj që është dakorduar në mbledhjen e fundit të kryesisë qendrore, është propozuar që të lartë përmendurit, të vazhdojnë udhëheqjen me komunat e tyre.

“Po përgatitemi me alternativën për zgjedhje lokale. Po përgatitet edhe platforma për pushtetin lokal. Kandidatë… Është herët për të folur për kandidatët. Strukturat partiake, bazuar në statut, do të vendosin. Jemi në proces për të zgjedhur kandidatët… Ne mbledhjen fundit të Kryesisë qendrore kemi sugjeruar që në 3 komunat që udhëheqim, Gostivar, Vrapçisht dhe Bogovinë, do të kandidojmë me të njëjtat emra si Arben Taravari, Isen Shabani dhe Albon Xhemaili”, deklaroi Sela në një takim sot me gazetarët.

Ndryshe Taravari sipas një ankete të realizuar së fundmi, u zgjodh si kryetari i dytë më i dashur nga qytetarët. Vendin e parë e zuri kryetari i Kavadarit, Mitko Jançev, vendin e dytë Taravari, ndërsa vendin e tretë Maksim Dimitrievski nga Kumanova.

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela duke mohuar koalicionimin me VMRO-në për zgjedhjet lokale ka deklaruar se për momentin koalicioni që po funksionon në mënyrë perfekte është, koalicioni Zaev-Ahmeti-Mickoski. “Zyrtarët e BDI-së po tentojnë të mashtrojnë opinionin se opozita po bashkëpunon me VMRO-në por e vërteta është ndryshe. Marrëveshja mes kësaj treshe po sjell edhe aminsti, po e vendos në pikëpyetje regjistrimin por edhe lirimin e atyre që vodhën paratë e qytetarëve”, u shpreh ai.

Duke ironizuar me deklaratën e Ahmetit se “kryeministri shqiptar është zgjedhur”, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela së kjo është qesharake dhe duhet të pyesim kryeministrin aktual Zoran Zaev nëse ndihet shqiptar.

“Unë do ti kisha quajtur shqiptarë fakultativ. Programi i ri, agjenda e re e gjelbër e tij është vetëm për të mashtruar një votues më tepër ose ca votues maqedonas të cilëve  Ahmeti do u thotë se është politikan i gjelbër. BDI nuk ka qëndrim, ata në zgjedhje parlamentare bërtasin UÇK, ndërsa në zgjedhje lokale përmendin gjelbrim”, shprehet Sela, duke shtuar se BDI po ballafaqohen me nervozë brendapartiake që do të sjell dhe shpërbërjen e kësaj partie. “Në BDI po mbizotëron nervozë, natyrisht se janë në periudhën e shpërbërjes si parti. Ata duhet të shkojnë në opozitë”, tha Sela.

Ai njëherit ka komentuar edhe ligjin për shtetësinë i cili assesi të miratohet në Parlament, pasi që i njëjti po bllokohet përsëri nga partia “E Majta”, ndërsa liderin e kësaj partie e ka quajtur “Mistrec Politik”. Mes të tjerash, Sela deklaroi se nuk ka bërë zhurmë për këtë bllokadë, pasi nuk duan të poentojnë politikisht me ligjin si parti. “Nuk di cilën fjalë ta përdori për këtë person. Ndoshta “Mistrec Politik”. Ai del në foltore me shall për tu solidarizuar me viktimat në Palestinë, ndërsa po i njëjti bllokon ligje që janë në favor kryesisht të qytetarit pa marrë parasysh etninë”, potencoi Sela.

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...