Shkup, 20 qershor – Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit njofton se kryesia e partisë dje më 19 qershor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën u diskutua për përzgjedhjen e kuadrove për qeverisjen ardhshme dhe se kanë vendosur me unanimitet kandidatët për zv.ministra në Qeverinë e re.
“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët vendosi që Elfete Ismaili të jetë kandidate për zv.ministre e Mbrojtjes, ndërsa Flakron Bexheti kandidat për zv.ministre e Bujqësisë”.
“Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, rruga evropiane e vendit dhe rritja ekonomike dhe mirëqenia e qytetarëve janë shtyllat bazë të qeverisjes së ardhshme”, thonë nga ASH.