Shkup, 23 prill – ASH-ja e Taravarit po kalon ditët më të vështira. Ekzaltimi nga pozicionimi i duhur i vitit që lamë pas nuk u zgjati shumë. Madje u bëri keq u vetpëlqyen deri në atë masë saqë Taravari e shihte veten si mbret që është i aftë dhe e ka luksin të negociojë me të gjithë. Politika nuk është negociatë por është mjet përmes të cilit fitohet pushteti për ta rregulluar jetën e qytetarëve. Por, Taravari e bëri politikën produkt tezge që çdo gjë e përgjithçka me këdo me të gjithë është i hapur të negociojë. Panë ëndërra sy hapur dhe tani kur VLEN ua hapi sytë janë tëbruar dhe nuk dinë ka t’ia mbajnë, shkruan Zhurnal.
Blerant Ramadani, brenda javës dy qëndrime kontradiktore –
Sekretari gjeneral i ASH-së, krahu i Taravarit, Blerand Ramadani, në emisionin ZOOM, ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me ato lokale. Ramadani ka thënë se kjo mund të ndodhë varësisht qasjes së Qeverisë mbi ASH-në.
Ai ka shtuar se në rast se vjen mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare atëherë ne si subjekt do të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Largimi i ASH-së nga Qeveria do të mund të impononte një mundësi që të mbahen zgjedhjet të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, pasi ASH është subjekti politik i cili garanton stabilitet në shumicën qeveritare”, shtoi Ramadani.
Pesë ditë më herët për Ramdanin nuk bënte problem fare edhe nëse i largojnë nga pushteti–
Blerant Ramadani, në intervistë për Alsat pesë ditë më herët tha se për ASH-në nuk është fare problem edhe nëse dalin nga qeveria sepse jo më larg se vitin që lamë pas kanë dorëzuar gjitha pozicionet. Pra sipas tij e rëndësishme për ta është mbrojtja e intersave të shqiptarëve.
“Nuk është tragjike edhe nëse na përjashtojnë nga Qeveria është e drejtë e kryeministrit, për ne nuk është shqetësim. E kemi të freskët memorien, kur pikërisht para një viti ne bashkë me shokët i dorëzuam pozitat qeveritare dhe dolëm në opozitë, për tu bërë bashkë me VLEN-in dhe ta sjellim ndryshimin. Nuk luan rol a jemi në opozitë apo në pozitë, ajo që luan rol është të gjejmë modusin t’i mbrojmë interesat e shqiptarëve”, pati deklaruar Blerant Ramadani.
Shihet qartë që ASH-ja është futur në rrugë pa dalje, ata tani më veç dhanë sinjalet e para të pendimit. Që kanë nxitur me vendimet e përshpejtuara që kanë marrë nën afekt të dozës së lartë të vetpëlqimit. Ata kanë rrëshqitur keq.
Pra, derisa ishin të bindur se do të qëndrojnë në pushtet lëshonin deklarata si alamet vizionar se nuk brengosen fare për pushtet, kudo që do të jenë do të jenë gardiantët e çështjes shqiptare, por që tani kur erdhën në fazën e fundit pak para dëbimit nga pushteti po kërcënojnë me shkuarje në zgjedhje të parakohshme.
ASH-ja e Taravarit me kërku zgjedhje të parakohshme është e ngjashme sikurse një person në prag të vdekjes të kërkojë xhelatin. Nuk është as e logjikshme dhe as e kuptueshme derisa vendimi i tyre ka qenë e natyrshme të pasojë me dëbim prej pushtetit. Si ka mundësi që një parti që është në qeveri të bashkëpunojë me një parti opozitare që është kundër asaj qeverie.
Mbetet të shihet e të presim me durim e qetësi deklarata edhe më skandaloze e kontradiktore. Pasi gjithçka është e pritshme nga një parti politike që brenda natës flet me opozitën teksa brenda ditës rrah gjoks nga pozita apo pushteti. /Zhurnal.mk