Agjencia Zhurnal.mk

ASH-ja kërkon përgjegjësi nga funksionarët e BDI-së

Shkup, 12 nëntor, Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët (ASH) kërkon nga institucionet e ndjekjes penale që të kërkojnë përgjegjësi nga funksionarët e dyshuar të BDI-së për siç thonë ata të bërat e deritanishme. Sipas tyre, BDI ka qenë në dijeni për çdo rast të montuar kundër shqiptarëve, por të vërtetat i ka fshehur dhe vazhdon t’i fsheh. Aleanca akuzon funksionarët e BDI-së për pasurim në kurriz të qytetarëve.

“Çfarë është ajo që BDI e din për rastin “Monstra” por me çdo kusht tenton ta fshehë? Çfarë është ajo që BDI i din për të gjitha rastet e montuara por vazhdon t’i fshehë. Ishte BDI-ja dhe LSDM-ja ato që lejuan rikualifikimin e veprës për Almir Aliun. Ishte po kjo Qeveri që heshti para dënimit minimal për këtë rast, derisa shqiptarët dënohen me dënime ekstremisht të larta”, deklaroi Abidin Abduli, Aleanca për Shqiptarët.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...